25-11-2024

Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit: Shpirtshitur, psikopat feja jonë është vetëm Shqiptaria

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza ka reaguar ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi i cili në një emision televiziv tha: “M’dhimbset Shkurte Fejza që s’është fetare, se ka larg vdekjen”.

Behluli përmes një shkrimi në Facebook e quan psikopat Krasniqin, teksa thotë se ai nuk ka lidhje as me jetën as me vdekjen.

“Ju Tëvë1 a nuk keni tjetër punë që po përgojoni njerëz përmes gjithëfarë psikopatësh që nuk kanë lidhje as me jetën poe as edhe me vdekjen”, thotë ai.

Tutje ai kërkon që nga sot, televizioni tëvë1 të mos transmetojë asnjë këngë të Shkurte Fejzës, në të kundërtën do të ballafaqohen me drejtësinë.

“Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dhw asnjë fotografi dhe imazh sepse do të ballafaqohemi me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”, shkruan burri i Shkurte Fejzës.

Tutje, Behluli thotë se e tërë familja e tij beson në Zot dhe nuk e vuajnë mendjen për vlerësimet e tjerëve, ka raportuar Paparaci.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vuajmë mendjen. Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetem SHQIPTARIA”, përfundon ai.

Hoxhë Shefqet Krasniqi tha se Shkurte Fejza nuk ka kontribuar pa para për frymën patriotike.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, u shpreh Krasniqi në Tëvë 1.

Asnjë koment

Comments are closed.