24-11-2024

Burri rrah gruan në Prizren

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 15:00 në Prizren.

Gruaja ka njoftuar Policinë se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se patrulla policore menjëherë i është përgjigjur rastit.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.