18-05-2024

Parashikimi i motit për sot (e enjte)

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në zona të caktuara, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, mund të ketë ndonjë zhvillim të vranësirave, të cilat mund të gjenerojnë reshje afatshkurtër dhe ndonjë shkarkesë elektrike.

Këshillohet kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore!

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 37°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.