19-04-2024

Caktohet data e provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 4 korrik.

Ministria e Arsimit ka bërë me dije se në dokumentin “Informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët (maturantët) – për Provimin e Maturës Shtetërore 2020”, i cili është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, janë elaboruar informacionet dhe shpjegimet përkatëse rreth këtij provimi.

Aty përfshihen: afatet me rëndësi, informatat dhe rregullat e përgjithshme, organizimi kohor për ditën e testimit, rregullat me rastin e futjes në qendrën e testimit, rregullat gjatë marrjes së udhëzimeve për testin, rregullat gjatë testimit, informata dhe udhëzime rreth testit, udhëzime për plotësimin e fletë-përgjigjes dhe të tjera.

Duke marrë parasysh se Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet në rrethana specifike për shkak të pandemisë në këtë dokument janë përfshirë edhe udhëzimet rreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga Covid-19, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik.

Asnjë koment

Comments are closed.