19-04-2024

Caktohet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit për zgjedhjen e Kryesuesit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do të mblidhet sërish këtë të enjte, për ta zgjedhur kryesuesin, pozitë për të cilën po “lufton” pozita dhe opozita, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”.

Ky është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme të KK-së që është ndërprerë me 27 janar 2020, pasi për mungesë të kuorumit,  dështoi ta zgjedh njërin nga dy propozimet.

Pra, asnjëri nga kandidatët si ai i VV-së, Muharrem Elezkurtaj edhe ai i PDK-së nga opozita, Sulltan Badallaj,  nuk morën vota të mjaftueshme për ta drejtuar organin më të lartë komunal.

Kuvendi ka mbetur pa kryesues pasi Artan Abrashi, në zgjedhjet qendrore të tetorit fitoi postin e deputetit.

Mbledhja do të mbahet, të enjten më 13 shkurt, nga ora 13:00.

Kjo mbledhje pritet që sërish të jetë ndër më interesantet, pasi pozita dhe opozita kanë pothuajse numrin e barabartë të votave.

Në fakt nga të dyja anët, si nga pozita ashtu edhe nga opozita në mbledhjen e kaluar nuk ka pasur koordinim për kandidatët e tyre. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.