Caktohet mbledhja e parë e Kuvendit të Prizrenit për këtë vit
Kryesuesi i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, Artan Abrashi, ka caktuar mbledhjen e rregullt të XIII-të (trembëdhjetë), të KK-së, që do të mbahet më 31 janar 2019, dhe është e para e këtij viti, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ndër pikat e rendit të ditës është paraparë edhe një Informatë mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto l-K.F. “Liria”, lloto 2-K.B. “Bashkimi” dhe lloto 3-Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018, etj.
Seanca do të mbahet në selinë e KK-së, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00. Para mbledhjes së Kuvendit, për më 29 janar 2019, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet nga ora 14:00.
Në këtë përbërje, vitin që shkoi organi më i lartë komunal mbajti XII seanca./GazetaePrizrenit.net/