22-01-2025

Ekonomi

Ulet çmimi i rrushit, vreshtarët e Rahovecit thonë se me këtë problem ballafaqohen çdo vit

Ka filluar vjelja e rrushit në Komunën e Rahovecit. Vreshtarët e këtij rajoni thonë se kanë filluar ta dërgojnë te kompanitë e ndryshme për përpunim. Mirëpo, ata të cilët kanë kontratë me kompaninë Stone Castle, janë të pakënaqur me çmimin që po u ofrohet. Ata prapa kamerave, i kanë thënë KTV-së se nuk po u […]

Në Krushë të Madhe, sot nis festivali tradicional “Agrofesta 2019”

Në Krushë të Madhe, sot në ora 11:15 hapet festivali tradicional i perimekulturës ”Agrofesta 2019”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Në këtë edicion ka aktivitete të ndryshme duke filluar nga hapja solemne e cila bëhet në ora 11 e 15 dhe duke vazhduar deri tek koncerti i këngëtarëve të njohur kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son, […]

Shtrenjtohet çmimi i bukës, duhanit dhe mishit!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2019.Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5% në muajin gusht 2019 në raport me muajin e njëjtë të viti të kaluar. Ngritja e çmimeve në djathë dhe […]

“Business Forum Prizren” me panairin synon punësimin e të rinjve

Drejtuesit e “Business Forum Prizren” kanë paralajmëruar se në panairin e sivjetmë që do të mbahet më 20, 21 dhe 22 shtator do të prezantohen dhjetëra kompani, ndërkohë që plani është që të punësohen edhe dhjetëra të rinj tek operatorë ekonomikë privatë. Sipas tyre, në këtë organizim nuk do të mungojnë as mysafirët nga rajoni. […]

Mamushë: 1.5 milionë euro dëme në bujqësi nga shiu dhe erërat e forta

Autoritetet lokale të Mamushës kanë vlerësuar se dëmet në bujqësi pas shiut dhe erërave të forta në këtë komunë janë të konsiderueshme. Vlerësimi fillestar i këtyre dëmeve nga ekipi komunal arrin shumën prej 1.5 milionë eurove. Drejtuesit e Komunës së vetme me shumicë turke në Kosovë kanë theksuar se nuk kanë mjete buxhetore për kompensimin […]

Sipas Bankës së Austrisë, brenda 5 vjetëve leku do të zhduket

Sipas një sondazhi të kryer nga Banka Qendrore e Austrisë, një në tre shqiptarë beson se brenda 5 viteve të ardhshme leku nuk do të jetë më monedha vendase. Gjithashtu shqiptarët besojnë se leku do të zëvendësohet me euron. Sipas sondazhit, në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në […]

Pagat me rritje nga muaj dhjetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do mbahen më 6 tetor dhe formimi i Qeverisë së re, sipas zyrtarëve të Qeverisë në largim, nuk do të kenë efekt në zbatimin e Ligjit për pagat, i miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës. Probleme për shpërndarjen e pagave me rritje, nuk parashikohen edhe pse në buxhetin […]

80 mijë kosovarë në pritje të pensioneve nga Serbia, kritikojnë qeverinë për neglizhencë

Që nga viti 1999, rreth 80 mijë personave që kanë punuar në atë kohë, u janë ndalur pensionet të cilat ende i mban Serbia. Shumë nga këta kontributdhënës nuk janë dorëzuar asnjëherë dhe ende shpresojnë se do t’i marrin pensionet. Një prej tyre është edhe Adem Maloku. Që një vit, Sindikata e Pensionistëve të Kosovës […]

Prizreni përballet me mungesë të pronave për investime kapitale

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë përsëritur qëndrimin se po kanë telashe me gjetjen e pronave publike për realizimin e investimeve kapitale, si pasojë e mungesës së tyre në zonën urbane. Sipas drejtuesve të ekzekutivit komunal, kjo situatë po krijon vështirësi për ndërtimin e shkollave, ambulancave apo ndërtesave të tjera të karakterit publik. Ata kanë theksuar […]

Kostoja e zgjedhjeve që mbahen më 6 tetor, 6 milionë euro

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që 6 tetori i këtij viti do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit. Këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë kuletës shtetërore rreth 6 milionë euro, 2 milionë më shumë sesa zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. 6 tetori do të jetë data kur gjithë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.