15-11-2026

Kryesore

Prizren: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Prizren: Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, më 14 nëntor 2026. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë […]

Inspektorati nis aksion ndaj shitjeve online, gjoba për kompanitë postare dhe individët

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe shpërndarjen e produkteve të porositura përmes platformave online. Si rezultat i këtyre inspektimeve, tri kompani të shërbimeve postare janë gjobitur me gjithsej 9,000 euro, për shkak të refuzimit për të ofruar të dhënat lidhur me […]

Prizreni pa energji elektrike, një pjesë e madhe e qytetit dhe fshatrave mbetet në terr

Sipas raportimeve të lexuesve të Gazetës së Prizrenit, një pjesë e madhe e qytetit dhe e disa fshatrave përreth kanë mbetur pa energji elektrike. Ndonëse deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes, dyshohet se ajo mund të jetë e ndërlidhur me dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme që kanë […]

Prizren: Paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohen se therën me thikë dhe mbajtën peng një person

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë shtetasve të Turqisë, të dyshuar për lëndim të lehtë trupor, shtrëngim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë. Në njoftim të Gjykatës thuhet se M.D., M.D.G., S.K., R.O. dhe M.P. dyshohet se më 1 nëntor 2026, rreth orës 7:20, në Prizren, kanë sulmuar fizikisht […]

Gjenden mbetje eshtërore në dy lokacione në Prizren

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të personave të zhdukur dhe gjetjen e mbetjeve eshtërore në rajone të ndryshme të vendit. Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë gërmimeve të realizuara nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, në dy lokacione të dyshuara janë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet janë dërguar […]

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 euro për litër ka rënë në 1.79 euro/centë. Ky dikaster qeveritar ka thënë se kanë vazhduar inspektimet nëpër pikat e derivateve në vend, me ç’rast sipas MINTI-t është vërejtur rënie e çmimeve, pasi që një gjë e tillë […]

Policia identifikon shoferët që zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, gjobiten me nga 400 euro 

Policia identifikon shoferët që zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, gjobiten me nga 400 euro Njësia për Kontroll të Autostradave, më 10 nëntor 2026, ka identifikuar shoferët e përfshirë në gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”. Sipas njoftimit të Policisë së […]

Inspektorati bllokon rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina, ndalohet shitja e tyre në tregun e Kosovës

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në pikat doganore, me ç’rast ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë, të gjitha me origjinë nga Kina. Ky aksion është realizuar në kuadër të një aktiviteti […]

30 raste të reja me fruth brenda javës, gjithsej 299 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) i njofton qytetarët se rastet me fruth vazhdojnë të regjistrohen në vendin tonë, duke e bërë të domosdoshëm vazhdimin e përpjekjeve për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 08 nëntor 2026 janë […]

Dogana zbulon pjesë të padeklaruara të automjeteve në Vërmicë, vlera arrin në 3,400 euro

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të pjesëve të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili kishte hyrë në territorin e Kosovës për t’iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit. Gjatë verifikimit të ngarkesës dhe […]