27-10-2025

Kryesore

Sa është jetëgjatësia mesatare në Kosovë, çka thotë raporti i Bankës Botërore?

Banka Botërore ka  publikuar me një raport lidhur me jetëgjatësinë e popullsisë në botë, ndërsa nga të dhënat për Ballkanin Perëndimor, Kosova qëndron e para për jetëgjatësinë e popullit të saj. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore e që i referohen zyrave kombëtare të statistikave jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 […]

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës, organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës ranë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024. Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive. Memorandumi i Bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e […]

Sot në Prizren mbahet `Dita e Hapur`, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

Sot,  nga ora 12:00, Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve së bashku me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për të gjithë qytetarët, bizneset dhe profesionistët, organizon  Ditën e Hapur për të promovuar inovacionin dhe teknologjinë, përmes aktiviteteve dhe shfaqjeve nga më të ndryshmet. Siç njofton organizata gjermane GIZ gjatë ditës do të shfaqen një gamë e […]

Prizren: Sot ndalohet qarkullimi në urën e rrugës “Remzi Ademaj”

Komuna e Prizrenit njoftoi se sot (e shtunë), 8 qershor  2024 do të ndalohet qarkullimi me vetura në urën e rrugës “Remzi Ademaj”, përballë objektit të Administratës së Komunës së Prizrenit, te parkingu i Komunës, përcjell Gazeta e Prizrenit. “Ky ndalim bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të tualetit publik në këtë lokacion. Kjo […]

Prizren: ECM kërkon që rrënimi i monumentit të mbrojtur të hetohet penalisht

Komunikata nga Ec Ma Ndryshe: Prizreni ka mbetur pa ndërtesat në kuadër të kompleksit Saraji i vjetër në Prizren, aset ky i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Ato janë rrënuar bazuar në një aktvendim të DUPH-së të lëshuar në janar të këtij viti dhe lejes ndërtimore për objekt të ri multifunksional të lëshuar po nga kjo […]

Ngritët aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim në Call center

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 të pandehurve, me iniciale, A.F;  K.G;  I.L;  D.H; M.T;  V.K;  A.Z;  L.H;  Ç.Q;  F.H;  M.K;  F.K;  I.S;  S.P;  A.V;  A.N;  I.XH;  A.DH;  E:L;  A.M;  K.R; E.R; Q:I; për rastin e njohur “Call Center ”. Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e […]

LDK: Shteti dorëzohet para Shaqir Totajt dhe klikës së tij!

Dega e LDK-së në Prizren e ka kritikuar kryetarin e komunës,  Shaqir Totajn, duke vënë theksin në tri objekte që ishin në mbrojtje të përhershme. Reagimi i plotë i LDK-së: Shteti dorëzohet para Shaqir Totajt dhe klikës së tij! Tri objekte brenda “Kompleksit Saraji i Vjetër – Prizren” nuk janë më, ani pse kishin mbrojtje […]

Dogana në Vërmicë sekuestron mbi 300 telefona, vlera e mallit mbi 250 mijë euro

Oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vermicë kanë arritur të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro. Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se ky është njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit që ka ndodhur sot (e […]

Prizren: Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunal, shkak konkursi për mjekë në QKMF

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G., B.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, me datë 04.04.2022 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtarë – i pandehuri […]

Prizren: Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish `Farmakosi`- VIDEO

Komuna e Prizrenit jep leje ndërtimore për kompleksin banesor që do të ndërtohet tek ish “Farmakosi”, ku ka ekzistuar edhe kompleksi i “Saraji i vjetër”. Lejen për ndërtim në këtë vend, investitori e ka kërkuar që në vitin 2019, por për shkak se aty ndodheshin objekte që konsideroheshin të rëndësishme për trashëgiminë kulturore, ajo i […]