11-10-2024

Në Prizren rriten mashtrimet përmes internetit, gjashtë raste së fundi

“Me këtë rast informon qytetarët dhe subjektet private se nga Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren bën apel te qytetarët, subjektet afariste të bëjnë kujdes sa i përket ekspozimit të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme.

“Por edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrime të ndryshme,  të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe formave të tjera.  Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi. Po ashtu duhet të bëni kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë e juaja të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa kërkojnë nga qytetarët që të mos i neglizhojnë rastet e dyshimta.

“Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve, mediave por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e juaj, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme në policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim. /IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.