Tragjedi në brigjet greke: Mbytet anija me 33 persona, tre të vdekur, mes tyre dy vajza të vogla
Sipas rojes bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.
Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pa mundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.
Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende,por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.
Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.
Të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit kurse trupat e viktimave në morg.