20-09-2025

Kryesore

Foto-lajm: Zjarri kaplon një kamion në Autostradë afër urës së lagjes “Arbana”

Sipas një lexuesi të portalit, në autostradën Prizren-Vërmicë, në segmentin afër urës së Arbanë, një kamion i madh është përfshirë nga zjarri./ Gazeta e Prizrenit

BQK: Janë tërhequr nga qarkullimi 2.5 milionë monedha në vlerë 2-euroshe false

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se janë tërhequr nga qarkullimi dhe janë deponuar në këtë institucion rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2-eurosh. Përmes një komunikate për media është thënë se janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 […]

Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar me ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. Ndryshe sipas planit kjo është java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, raporton RTK live. Procesi i regjistrimit të popullsisë në Republikën e […]

Dita e Martirëve në fshatin Korishë, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri  Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka përkujtuar masakrën e Serbisë të kryer në Korishë të Prizrenit më 13 maj 1999, ku ishin vrarë 77 civilë, prej tyre 14 fëmijë, duke thënë se viktimat civile ishin futur në kurthin […]

Zhduket një person në Prizren

Në Prizren raportohet për zhdukjen e një personi, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia njoftoi se rasti po hetohet. Raporti nga PK Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia me veturë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.

Sot sfida e dytë Ylli – Trepça

Sot, zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit fituan ndeshjen e parë 77:68, derisa për tu shpallur kampionë duhen tri fitore. Therandasit synojnë fitoren për të barazuar serinë finale në 1:1, derisa ‘Xehetarët’ për fitore e 0:2, që do t’i afronte më shumë drejt […]

Dyshimet për shkelje, IPK thotë se do ta hetojë dhe inspektojë konkursin e gradimit në Polici

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe inspektojë konkursin e graditimit për rreshter në Policinë e Kosovës, pas dyshimeve për shkelje të ndryshme në këtë proces. Testi me shkrim për këtë konkurs është mbajtur më 4 maj. “Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. […]

Tentim vrasje në Prizren: Sulmohet me thikë një person, të dyshuarit arratisen

Mbrëmë ka ndodhur një rast i tentim vrasjes në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku një persona është sulmuar me mjet të mprehtë. Viktima është dërguar në spital, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy palëve, që eskaloi në […]

Pritet fillimi i pagesave për lehonat, që lindën fëmijë gjatë vitit 2023

Nga java e ardhshme, do të filloj pagesa për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur gjatë vitit 2023, njoftuan zyrtar të komunës së Prizrenit. Prindërit e fëmijëve të lindur gjatë vitit 2023, janë në pritje të pagesave nga komuna e Prizrenit që një kohë. Kjo pritet të nis pas procedurave për të bërë […]

Prizren: Arrestohet motoristi, po lëvizte pa drita dhe i armatosur (Foto)

Sot, rreth orës 01:25 patrulla policore gjate pikës së kontrollit ka ndaluar një motoçikletë e cila po lëvizte pa drita, gjate kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një arme e zjarrit prodhim Turk, modeli Zoraki dhe një karikator pa fishek, përcjell Gazeta e Prizrenit. Në lidhje me rastin është njoftuar Polici Hetues si dhe […]