19-09-2025

Kryesore

Prizren: Kapet drogë në Vërmicë, pasagjeri e kishte fshehur në pjesët intime

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të huaja në Vërmicë, ku pasagjerit të veturës i ka gjetur marihuanë. Pasagjerit në pjesët intime i është gjetur një qese me marihuanë, me peshë 24.07 gramë. I dyshuari i e ka pranuar që droga të cilën e kishte fshehur në pjesët intime, është e tij. […]

Prizren: Arrestohet një person, posedonte drogë të llojit kokainë

Një person është arrestuar për posedim të drogës së llojit kokainë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas Policisë atij i janë konfiskuar edhe edhe para dhe telefon. “Rr. Mark Krasniqi, Prizren. Njësiti DHTN Prizren ka  arrestuar të dyshuarin  mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturë  i është gjetur dhe konfiskuar: 3.79 gram kokainë, 280 euro, një telefon […]

Në Dragash gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë

Policia njoftoi se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë të komunës së Dragashit. Referuar njoftimit, aty janë gjetur dokumente të paligjshme, të strukturave ilegale që mbajnë logo të Serbisë. Raporti nga PK “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve […]

Anulohet konkursi për Inspektor Arsimi për Prizren e disa komuna (Dokument )

Ministria e Punëve të Brendshme – Departamenti për Menaxhim të Zyrtarëve Publik vendosi për Anulimin e procedurave të rekrutimi për specialistë të arsimit, lista fituese e të cilit ishte shpallur në shtator 2023, raporton Gazeta e Prizrenit. Përpos Prizrenit, anulimi është bërë edhe për Prishtinën, Gjakovën, Pejën, Gjilanin dhe Ferizajn. Portali Gazeta e Prizrenit në […]

Prizren: LDK kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunë

LDK sot mbajti  aksion kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunën e Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Komunikata: Ky është aksioni i dytë që LDK- Dega në Prizren, e realizon për ta denoncuar mënyrën abuzive dhe të papranueshme të punësimeve në komunën e Prizrenit. Për LDK-në, qeverisja e Shaqir Totajt në Prizren, është vu në shërbim […]

Prizren: Ngriten aktakuza kundër 15 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj një zyrtari për keqpërdorim pozite

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, me datë 07.09.2021 në Dragash, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës […]

Policia konfiskoi 21 patentë shoferë në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës thotë se po vazhdon t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik. “Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit), kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut”, thuhet në një njoftim për medie të PK-së. Kështu, sipas njoftimit gjatë […]

Kurti takohet me Ramën e Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin. Kurti tha se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. “Sfidat shpesh i kemi […]