06-12-2025

Kryesore

Prizren: Ky dyshohet të jetë motivi i rrahjes, ku u plagos një e disa persona u lënduan

Një rrahje masive ka ndodhur sot pasmesnate në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Në rrahje janë të përfshira dy grupe prej rreth 15 personave, ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar katër persona, njëri prej tyre është i plagosur me armë zjarri i cili është dëguar për […]

Drejtues të LDK- së vizituan urën në Rogovë të Hasit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, si dhe disa anëtarē të LDK-së në Gjakovë kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit. Hoti ka deklaruar se kjo urë paraqet rrezik për qarkullim dhe i ka bërë thirrje Qeverisë për trajtimin e këtij rasti, pasi deri më tani […]

Incidenti në Mamushë, një i plagosur e disa të lënduar, arrestohen nëntë persona

  Rreth 15 persona janë përleshur mes vete në Mamushë. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi dha detaje për IndeksOnline, ku tregoj se rasti po cilësohet si ‘Tentim Vrasje’ dhe nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar 4 persona, ku njëri prej tyre ka marrë […]

Policia në Prizren jep detaje rreth tentimvrasjes në Mamushë

Në Mamushë, përkatësisht në pompën e derivateve “Po Petrol”, në mbrëmje, rreth orës 20:00, ndodhi në tentim vrasje me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me inicialet I.B. raporton Gazeta e Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar për portalin zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi. […]

Mamushë: Vrasje në tentativë në pikëkarburant, plagoset me armë një 23-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në pompën e derivateve “Po Petrol” në Mamushë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se një 23-vjeçar është dërguar atje me […]

Obligohen edhe TAXI-t të pajisen me sistem fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton tatimpaguesit se ka bërë disa plotësim / ndryshime në dokumentin ”Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”. Këto ndryshime janë bërë në nenin “Kërkesat për Terminalin Tatimor (TT) – Transmetimi i të dhënave” dhe nenin “Sistemi Fiskal për sektorë të veçantë – TAXI”. ATK ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se […]

Prizren: A tregoi 2023-ta se “Karabashi” po shkon drejt zbehjes?!

Në Prizren dje është kremtuar festa tradicionale që njihet si “Dita e Karabashit”, ndërsa kremtohet në kuadër të Shën Gjergjit. Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe ka pasur shumë më pak qytetarë, se sa zakonisht kur mbushej pjesa e parkut të qytetit dhe përreth tij, si dhe pjesa rreth qendrës sportive, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Nisur […]

Prizren: “Tmerri” i bankave të vogla, i arrestuari dyshohet se grabiti 10 mijë euro në “Finca”

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Gashin, i dyshuar për tentim grabitjen dhe grabitjen e dy insitucioneve mikrofinanciare.  Gazeta Sinjali ka raportuar në janar të këtij viti për një rast të grabitjes së armatosur që kishte ndodhur në filialin e institucionit mikrofinanciar ‘Finca’ në Prizren. Dyshohet se Gashi, i maskuar kishte arritur që nën […]

Prizren: Bie në prangat e policisë i dyshuari për tentim-grabitjen e bankës ‘Finca’

Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin për tentim -grabitjen e filialit mikrofinaciar ‘Finca’ në Prizren. Sinjali mëson se i dyshuari është D.G, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator. D.G është shoqëruar në stacion […]

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Komunës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, për shkak se përfaqësuesi i të dëmtuarës, Komuna e Prizrenit, avokat Blerim Mazreku, nuk ishte i pajisur me shkresa të lëndës, është shtyrë gjykimi ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren, Osman Krasniqi. Krasniqi po akuzohet se si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët […]