10-12-2025

Kryesore

Nënkryetari i Prizrenit thotë që ish-drejtori i Administratës, Baldedaj nuk e ka pasur detyrë përpilimin e vërtetimit mbi pranim-dorëzimin e laptopëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit, i cili deklaroi se i akuzuari Baldedaj nuk e ka pasur detyrë të përpilojë vërtetimin për pranim-dorëzimin e laptopëve. Baldedaj akuzohet se ua kishte shpërndarë 40 laptopë […]

BQK: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë € depozita në banka

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave. Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozitueseve normë […]

Jashari-deputetëve: Të jeni të një gjuhe, që të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, sot ka folur para deputetëve në kuvend, në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Ai është shprehur se duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, siç tha ai, ne sot jemi të lirë. “Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat […]

Përveç pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan mbi 16 mijë euro për mbushje telefoni

Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe. Vetëm për shërbime telefoni, sipas një liste të shpenzimeve të siguruar nga TV Dukagjini, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro. Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për […]

Pamje të Ushtrisë së Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë paralajmëruar manifestimin mbarë kombëtarë të Epopesë së UÇK-së. Ushtarët e Kosovës janë rreshtuar në nderim të Epopesë së UÇK-së. “Në nderim të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së sot në kazermën “Adem Jashari” u rreshtuan ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të filluar manifestimin mbarë kombëtarë “Epopeja […]

25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

Sot bëhen 25 vite që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës. Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte koncentruar në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që kishte ndodhur […]

Fenomeni hasjan: Për 5 ditë grumbulluan 130 mijë € për shërimin e djaloshit Gëzim Balaj nga Dedaj

Aktivistë të angazhuar për sigurimin e mjeteve materiale për trajtimin mjekësor në Turqi, të djaloshit 18 vjeçar, Gëzim Balaj nga Dedaj i Hasit, kanë njoftuar për grumbullimin e shumës së paraparë, prej 130 mijë euro, aq sa kërkoheshin nga një spital turk, raporton Gazeta e Prizrenit. Përmes rrjeteve sociale, ata njoftuan për përfundimin e suksesshëm […]

Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Rahovec

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në rrugën “Minatori” të Rahovecit. Deri tek aksidenti, me të dy veturat që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë, ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Të lënduarit, prej tyre dy meshkuj dhe pesë femra, janë […]

Prizren: Ish-asamblistja e akuzuar thotë se kriteret për ankand publik janë vendosur pas vlerësimit nga zyrtari ligjor i pronës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, e akuzuara Ganimete Babuna, ish-asmbliste e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ka deklaruar se kriteret për ankand publik janë vendosur pasi që zyrtari ligjor nga zyra e pronës e ka vlerësuar vlefshmërinë dhe bazën ligjore të tyre. Në këtë rast, të akuzuarit Levent Kasemi, ish- drejtor i Shërbimeve Publike, […]

Përhapja e “Fruthit” në shtet fqinje, Ministria e Shëndetësisë del me njoftim

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth sëmundjes së fruthit. Sipas ministrisë, në Kosovë për momentin nuk ka raste të konfirmuara. Njoftimi i MSH-së: Informata për Fruthin: Me qëllim të informimit të popullatës dhe parandalimit të rasteve të Fruthit në vendin tonë, duke marrë parasysh që raste të kësaj sëmundje së fundi […]