09-05-2024

Vrasja në Malishevë, nipi dyshohet se e vrau axhen për tokë

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Kijevë të Malishevës.

Berat Berisha (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç).

Autori i krimit ka përfunduar në pranga të policisë derisa trupi i pajetë i viktimës vazhdon të qëndroi në oborrin e familjes Berisha.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas intervenimit të shpejtë të policisë, është bërë e mundur edhe arrestimi i Beratit i cili është dërguar në stacion ku do të intervistohet.

Për rastin menjëherë është informuar prokurori ku hetimet fillestare kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësore./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.