20-05-2024

Aksident në Has të Prizrenit, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Has të Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, njoftohet se rasti ka ndodhur dje në lagjen Qollaku, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndonëse në raport nuk përmendet rruga, në këtë pjesë kalon aksi rrugor që lidh fshatrat e Hasit të Prizrenit me ato të Gjakovës, Gjonaj-Kushnin-Demjan-Bishtrazhin.

Raporti nga PK

Prizren 27.04.2023 Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.