25-11-2025

Kryesore

Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Suharekë

Një person ka raportuar mbrëmë në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kontrolluar dhomat e shtëpisë. Sipas të dëmtuarit, hajnat nga shtëpia kanë arritur të marrin stoli ari. Rasti është duke u hetuar. “Suharekë, 15.01.2022-21:13. Viktima mashkull kosovar ka raportuar në polici se person-a të panjohur me […]

Rriten rastet me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës. Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Zonat e komunës së Prizrenit ku do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka njoftuar se për shkak të disa punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, se në qytete të ndryshme, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Prizreni 1. Nga NS 35/10kV Zhuri do të ndërprehet: LP 10kV Poslishta (kodi: 30035006) nga ora 09:00 deri 11:00 Vendet: fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), […]

Prizren: Prokuroria ngriti 6 aktakuza ndaj 7 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren,ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e […]

Gjendja e fundit me rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 585 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 6,589 të dyshuarve për koronavirus. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, derisa numri i të shëruarve është 57. Aktualisht, numri i rasteve […]

COVID-19: Dy të vdekur e 427 raste të reja

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.994 që nga fillimi i pandemisë. Sipas njoftimit të së enjtes të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 427 raste të reja pozitive gjatë kësaj kohe. Rastet e reja të infektimit […]

Prizren: Paraburgim pasi e plagosi një person vetëm pse i ra borisë në kolonë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve. Sipas Gjykatës, i dyshuari me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima […]

Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit

Gjatë ditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata. Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, […]

Rastet e fundit me Covid në Kosovë

11 janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës. Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me […]

Shaqir Totaj i emëroi drejtorët komunal të Prizrenit

Kryetari, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisë Komunën e Prizrenit. Nga ajo që shihet del se kanë qenë të sakta paralajmërimet një ditë më parë nga portali “Gazeta e Prizrenit”. Nga gjithsej 13 drejtori, Totaj emëroi 11, ndërsa për dy drejtoritë tjera drejtorët do të emërohen në […]