20-05-2024

Aksioni në Vërmicë nis me arrestimin e zyrtarëve të policisë shqiptare në kufi me Kosovën

Drejtuesit e policisë shqiptare në pikën kufitare të Kosovës në Vërmicë janë arrestuar mëngjesin e sotëm.

Gazeta Express raporton se në aksionin që po zhvillohet në Vërmicë, deri tani janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatën e IPK’së.

Asnjë koment

Comments are closed.