20-05-2024

Shkon në 20 numri i policëve të arrestuar në Vërmicë, dyshohen ryshfet

Mëngjesin e sotëm Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bashkë me Prokurorinë Speciale kanë zbarkuar në pikën kufitare Vërmicë. Aty u janë vëndosur prangat 20 zyrtarëve policor të dyshuar për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

IPK bashkë me Prokurorinë Speciale kanë njoftuar se “Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit.

Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”.

Kujtojmë që më 14 mars IPK dhe Prokuroria Speciale kishte një aksion të quajtur “Pika” e ku ishin arrestuar 48 policë dhe dy doganierë./IndeksOnline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.