07-03-2026

Kryesore

Ngritet aktakuzë në Prizren, një person dyshohet se tentoi të falsifikonte 700 mijë dollarë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë në tentativë”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, L.B., prej tetorit të vitit 2019 deri më 20.01.2020 në shtëpinë e tij dhe në garazhë në fshatin Hoqë e Qytetit – […]

Vdesin pesë persona me Covid, mbi 2 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e […]

Në arsimin prizrenas kërkohet intervenim urgjent

Problemet e trashëguara në arsimin prizrenas, janë shtuar në pesëvjeçarin e fundit, veçanërisht gjatë qeverisjes së kaluar lokale të Mytaher Haskukës. Në tri vitet e fundit, ky sektor ka shënuar rekord apo ka pasur tre drejtorë: Skënder Susurin ( e dënuar nga Gjykata) e Gani Gërmizajn (Nisma) dhe Xhemile Thaçi- Vezgishin (VV) ndërsa me rikthimin […]

6 të vdekur dhe mbi 2500 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.783.672 doza të vaksinës. Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri […]

Gjashtë të vdekur me Covid gjatë 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Prizren: Gjuajtje me armë zjarri, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 20:41, te restoranti “Swiss”, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, raporon Gazeta Sinjali. Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar me inicialet L.K., i lindur në vitin 1982, të cilit iu gjet arma që dyhohet se është përdorur në rast. Sipas Policisë, viktima […]

Vërmicë/ Prizren: Policia gjen mbi 6 kilogramë drogë të fshehur nën gurë

Policia Kufitare e Kosovës ka gjetur sot mbi 6 kilogramë drogë të fshehur nën gurë në Vërmicë. Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion. Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nga persona të panjohur […]

Raporti me rastet e reja për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 6837 testime, 1593 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Në 24 orët e fundit, 3 persona kanë ndërruar jetë nga ky virus. Në anën tjetër, janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është […]

Në Prizren vetëplagoset një person

Në Prizren dyshohet se është vetëplagosur një person. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij, derisa ishte duke manovruar me një pistoletë me gaz për të cilën nuk posedonte leje. Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se nga pakujdesi është shkrepur aksidentalisht pistoleta, ndërsa personi është duke u trajtuar në Spital./GeP

Gjenden nëntë granata dore në Prizren

Një dëshmitar ka raportuar dje në polici se ka hasur në mjete të pashpërthyera. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të identifikojë nëntë granata dore të pashpërthyera. Sipas policisë, njësitet e FSK-së kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar njërën nga granatat, ndërsa tetë të tjerat i ka deminuar në formë të […]