27-04-2024

Prizren: Katër persona e bëjnë për spital një person

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur.

Policia njofton përmes raportit se dy të dyshuar janë arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë (dy prej tyre të mitur). Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në ndalim policor”, thuhet tutje.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.