09-11-2026

Presidentja Justina Shiroka-Pula vizitoi sot Kombëtaren e Kosovës

Ajo është pritur nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, stafi teknik dhe futbollistët.

Presidentja është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Franco Foda.
Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, ndërsa kjo e fundit i ka falënderuar futbollistët për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidentja i ka cilësuar Dardanët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre.

Ajo gjithashtu u ka uruar suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim, si dhe ka përshëndetur tre futbollistët e ftuar për herë të parë në Kombëtare.

Në fund të takimit, Agim Ademi i ka dhuruar presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

Asnjë koment

Comments are closed.