Parashikimi i motit për të martën, 10.11.
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit, përgjatë luginave dhe ultësirave, pritet të krijohen kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat do të tërhiqen gjatë orëve të para të ditës.
Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, ndërsa vonë në mbrëmje, konkretisht rreth mesnatës, pritet intensifikim i reshjeve.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C.

