07-07-2025

Kryesore

Tre aktivistë të Vetëvendosjes konkurruan për kryetar të Prizrenit

Të paktën tre aktivistë të Vetëvendosjes! e kanë zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet e brendshme të këtij  subjekti. Pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, gatishmërinë për t;i hurë garës në zgjedhjet lokale të vjeshtës e kanë shprehur edhe deputetja Drita Millaku dhe Dr. Irfan Daullxhiu, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e konfirmuan burime […]

Prizren: Shtyhet sërish rigjykimi për mashtrim me viza pune

Mungesa e ekspertit financiar Vehbi Imeri dhe e të akuzuarit për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi, Flamur Hoxha, ka bërë që për të tetën herë të dështoj seanca gjyqësore ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër, Besim Rexhaj. Lidhur me mungesën të akuzuarit Hoxha, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani tha se i njëjti […]

Triku i suharekasit: Falsifikoi dokumentet për të shitur një tokë, por arrestohet

Policia dje në mesditë, rreth orës 13:00, ka arrestuar një person në Suharekë. I dyshuari është arrestuar pasi së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 […]

Arrestohet një 64-vjeçar në Suharekë, kanosi me armë vëllain dhe kunaten

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një 64-vjecar në Suharekë, për shkak se i njëjti e ka kanosur vëllain dhe kunaten e tij. Sipas policisë në vendngjarje është gjetur një pistoletë me 37 fishekë.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Njoftimi i plotë: Me datë 1 korrik 2021, […]

Prizren: Aksion për lirimin e trotuarëve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 2 korrik 2021, policia në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes. Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve […]

Në Prizren rrahen dy persona derisa prisnin për pagesë në një market

Dy persona janë rrahur me njëri tjetrin gjersa ishin duke pritur në radhë për pagesë në një market. Sipas policisë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Raporti i PK-së “Prizren 01.07.2021 – 13:20. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë derisa kishin qenë duke pritur në radhë […]

Gjendet 16-vjeçarja e zhdukur në Prizren, dërgohet për strehim institucional të përkohshëm

Me datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, 16 vjeçare, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për […]

5 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive. Në 24 orët e […]

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë kundër 15 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, raporton Gazeta e Prizrenit. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të […]

Shpallen zgjedhjet e brendshme në VV për kandidatë për kryetarë komunash

lLëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.Kështu kanë bërë të ditur nga LVV-ja përmes një komunikate për media.“Shpallen zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. Në kuadër të zgjedhjeve […]