Sot, bëhet konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Prizrenit

Sot, bëhet konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në seancën solemne, që është paraparë të mbahet në ora 10:00, pos kreut të ri komunal, Shaqir  Totaj (PDK) betimin do ta japin edhe kuvendarët e sapozgjedhur,

Në fillim të kësaj jave, Totaj zyrtarisht ka marrë detyrën nga ish ish-kryetari, Mytaher Haskuka (Vetëvendosje), ndërsa pas betimit në shtëpinë më të pushtetshme në Prizren, të njohur si “Shtëpia e Bardhë”, kryetari i ri do ta ketë edhe fuqinë juridike.

Mbledhjen e parë të kësaj përbërje të KK-së, sipas rregullores parashihet ta udhëheqë kuvendari më i vjetër, që në këtë rast është Hanefi Muharremi (ish-drejtor në qeverisjen e LDK-së). Sot, ndërkaq nuk parashihet edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.

Në seancë pritet të marrin pjesw përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve lokale si dhe autoritete nga fusha tw ndryshme.

Ndërkohë, që në kampin fitues, në PDK po vazhdojnë bisedimet rreth formimit të ekzekutivit lokal, duke “filtruar” emrat e mundshëm, përfshirë edhe ata nga partitë në koalicion, burime të besueshme të portalit “Gazeta e Prizrenit”, konfirmojnë se ende nuk ka asgjë konkrete, duke i vlerësuar disa informacione vetëm si spekulime mediale, gjatë lakimit të emrave për qeverisjen e Totajt. Sipas tyre, gjerat do të konkretizohen tek në fillim të vitit që vjen.

Pjesë e kësaj përbërje të KK-së do të jenë 10 subjekte politike. Vetëvendosja do të ketë 12 asambleistë, PDK-ja 11, LDK-ja 7, AAK-ja 3, Nisma Socialdemokrate 2, derisa partitë e komuniteteve, turke (pos KDTP-së që ka dy) dhe boshnjake kanë fituar nga një ulëse apo 6 gjithsej.

Ajo që dihet tashmë është se bartësi i listës së NS, Zafir Berisha është tërhequr dhe në vend të tij, do të jetë kandidati më i votuar i këtij subjekti, Shukri Quni. Edhe kreu i  AAK-së, Lulzim Kabashi është tërhequr, ndërsa zëvendësohet nga Agim Muqaj, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pos tyre, referuar burimeve të portalit “GazetaePrizrenit.net” do të ketë edhe disa ndryshime të tjera, por që nuk janë konfirmuar. /GazetaePrizrenit.net”

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur për KK të Prizrenit: