17-09-2025

Kryesore

Disa zona të Prizrenit do të mbeten pa rrymë sot

Në disa zona në rajonin e Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike KEDS ka njoftuar se kjo ndodh për shkak të punimeve në rrjet Njoftimi: 12.08.2021 Prizren 1. TS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Shpenadia (Kodi: 32000023) prej orës 10:00 deri ne ora 14:00 Vendet: fshatrat: Caparc, Novak, Sërbicë e […]

Suharekë: Dështon seanca fillestare për vjedhjen e naftës nga eskavatori i “Bechtel Enka-s”

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Hazir Basha dhe Nexhmedin Sylaj, ka bërë që të dështoj seanca e shqyrtimit fillestarë, e paraparë të mbahej të mërkurën. Gjykatësi Qemail Suka tha se sipas fletëkthesës, i akuzuari Basha gjendet në Itali ndërsa i akuzuari Sylaj ftesën e ka pranuar por nuk është paraqitur dhe mungesën […]

Aktakuzë kundër dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. /Gazeta e Prizrenit

Menaxheri i marketit në Korishë thotë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Jasim Berisha, ka thënë se gjatë vjedhjes në “Viva Fresh Store” në fshatin Korishë, nga kamerat e sigurisë ishin parë katër persona e njëri prej tyre ishte i armatosur. Për vjedhje po akuzohen V.Krasniqi, L. Sokoli, A. Ahmetaj dhe B. Sylaj po akuzohen për vjedhje grabitqare, kurse Xhafer Ahmetaj po […]

Në Suharekë era e fortë dhe shiu dëmtojnë shtyllat elektrike

Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook. Ai ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe po e vlerësojnë situatën. Tutje kryetari ka apeluar që dëmet në terren […]

Zjarre në katër fshatra të regjionit të Prizrenit

Katër raste zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të rajonit të Prizrenit. Zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit e Ratkoc të Rahovecit. Detaje nga raporti i PK-së: Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u […]

Banorët e tri lagjeve në qendër të Prizrenit, me peticion kundër zhurmës në ‘Shatërvan’

Përmes një njoftimi banorë të tri lagjeve në qendër të Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar një peticion drejtuar organeve kompetente shtetërore dhe lokale të Prizrenit, që të merren masa në ndalimin e zhurmës që po krijohet nëpër lokale të ndryshme në Shatërvan. “Ne, banorët e lagjeve Shatërvan , Nënkala dhe Panteli. Duke […]

Rrahet për spital një person në Prizren

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë, për shkak të rrahjes nga një person tjetër, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Raporti nga PK: Rr. Xhemë Gostivari, Prizren, 10.08.2021-22:45.Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i […]

Alarmante: Një i vdekur me COVID-19 nga Prizreni dhe një nga Rahoveci

Gjatë 24 orëve të fundit dy persona me COVID-19, njëri nga Prizreni e tjetri nga Rahoveci kanë vdekur, raporton Gazeta e Prizrenit. Shënimet nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se numri i të infektuarave me COVID-19 është alarmant. Gjatë 24 orëve janë konfirmuar 562 raste të reja nga 5,272 qytetarë të testuar./GazetaePrizrenit

Stoli ari dhe koleksion të orëve vidhen në një shtëpi në Prizren

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia ka njoftuar se qytetar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe me forcë nga dritarja dhe kanë vjedh para të gatshme, stoli ari dhe koleksion të orëve, Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Sali Saramati”, rreth […]