28-11-2021

Vrasja e rëndë në Suharekë, dënohen tre të akuzuar

1. I akuzuari M.A.,

Me datë 06 tetor 2016, rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, i akuzuari me dashje direkte ndërmerr veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës R.B., (e bashkëakuzuara), me bashkëshortin e saj A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., ditën kritike i akuzuari M.A., duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F.F., në fshatin Peqan i cili ky i fundit ka ftuar rreth kryerjes kinse të disa punimeve të rrymës elektrike, i akuzuari M.A., shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e F.F., i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosë e më pas ia lidhë duart viktimës

A.B., duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij “………..” me ngjyrë të bardhë me targa të regjistrimit ………, ku edhe më pas ia lidhë edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vën zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

2. E akuzuara R.B.,

Se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin M.A., në Suharekë më konkretisht në njërën prej takimeve të cilat i ka pas në një pastiçeri para lokalit të saj me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B., duke kërkuar nga i akuzuari M.A., që të kryej këtë akt e cila gjatë bisedave me të akuzuarin M.A., ka deklaruar se viktima A.B., është duke e maltretuar, rrahur dhe keqtrajtuar duke cekur se nëse i njëjti nëse nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për të vrarë – eliminuar bashkëshortin A.B., ashtu që i akuzuari M.A., i shtytur nga fjalët e saja së me datë 06 tetor 2016 rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan KK Suharekë, ndërmerr veprime me qëllim të privimit nga jeta të ndjerin A.B., në atë mënyrë që pasi i pandehuri F.F., bisedon me telefon me A.B., dhe takohen në shtëpinë e tij në fshatin Peqan rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, në shtëpi vjen i pandehuri M.A., i cili së pari e kanosë me armë e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., dhe më pas ia lidhë edhe këmbët duke u larguar nga shtëpia në fjalë duke e dërguar të njëjtin – viktimën dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia ven zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore në shtytje ka kryer veprën penale shtytja në vrasje të rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 32 (Shtytja) par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

3. I akuzuari F.F.,

Me datë 06 tetor 2016 në fshatin Peqan KK Suharekë, me dashje ndihmon të akuzuarin M.A., për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ashtu që krijon kushteve për kryerjen e veprës penale, vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale si dhe bënë fshehjen e provave të kryerjes së veprës penale, në atë mënyrë që ditën kritike pasi më parë është takuar me të akuzuarin M.A., dhe kanë pirë kafe në restorantin “……….” e cila gjendet në fshatin Studenqan, e thirr në telefon tani të ndjerin A.B., me ç ’rast më pas shkon me automjetin e tij e merr të ndjerin duke e quar në shtëpinë e tij në fshatin Peqan, kinse rreth kryerjes së disa punimeve të rrymës elektrike, ku pas një kohe vjen i akuzuari M.A., ku edhe fillon diskutimi në mes të akuzuarit dhe të ndjerit pas së cilës i akuzuari M.A., nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosë e më pas ia lidhë duart e viktimës A.B., duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij “………..” me ngjyrë të bardhë me targa të regjistrimit …………, më pas ia lidhë edhe këmbët duke u larguar nga shtëpia me ç ’rast e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, ashtu që pas kryerjes së vrasjes, dhe djegies së kufomës, kthehet në kafene ku takohet dhe së bashku me veturën e të akuzuarit F.F., shkojnë në drejtim të Suharekës dhe rrugës i akuzuari M.A., e gjuan telefonin dhe kuletën e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore kryen veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 33 par. 1 të KP-së.

4. I akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP, lirohet nga aktakuza

Për veprën penale të përshkruar si nën pikën I të dispozitivit

Më këtë në bashkëkryerje kishte për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 31 të KP.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) ne DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

SHËNIM: Për rastin e lartcekur në Tetor të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:

Të akuzuarin M.A., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjet

Të akuzuarën R.B., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 (njëzetë) vjet burgim,

Të pandehurin F.F., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim

Gjykata e Apelit më datë 25.02.2020, kishte marrë AKTVENDIM dhe është anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Asnjë koment

Comments are closed.