05-05-2024

Kryesore

28 foshnje të porsalindura në Prizren

Gjatë tri ditëve të fundit, në maternietetin e Spitalit të Prizrenit kanë lindur 28 foshnje. Një nënë ka lindur binjak (një mashkull dhe një femër), transmeton GazetaePrizrenit.net Sa i përket gjinisë, 16 nga të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 12 janë vajza.

Edhe katër raste të reja me koronavirus në Prizren

IKSHPK ka konfirmuar nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti ndërsa po ashtu 17 persona janë shëruar. Nga mostrat e marra, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në mesin të infektuarve janë edhe katër persona nga Prizreni, shkruan Gazeta e Prizrenit. Të prekurit […]

Sot vetëm 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë nga testimi i 225 mostrave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 799. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar […]

PDK në Prizren: Dyshime për tejkalime mbi katin ku jeton drejtori Levent Kasemi (foto)

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj, siç ka thënë vazhdimit të degradimit urban në Prizren, për shkak të disa mermetimeve në banesat e vjetra, që ndodhen afër qendrës tregtare “Qylhan”. Në komunikatën e shoqëruar edhe me disa foto, ky subjekt i quan këto manovrime skandaloze të drejtorit Kasemi, në kohë pandemie për degradim […]

Prizreni edhe më tej i “padisiplinuar” gjatë epidemisë

Në rajonin e Prizrenit ka vazhduar arrestimi personave, të cilët nuk zbatojnë vendimet e parapara të Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19. Si rajon, Prizreni vazhdon të jetë në krye të listës për numrin e të arrestuarve. Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 25 persona, derisa në Prishtinë nuk është raportuar […]

Koronavirusi: Sot vetëm një i infektuar nga rajoni i Prizrenit

Për dallim nga ditët e fundit, nga mostrat e marra nga Prizreni, sot nuk ka pasur asnjë person të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas zyrtarëve, në Prizren,ishin marrë  mostrave e të dyshuarve ndaj Covid-19, për 10 pacientë të repartit të dializës dhe 5 kontakte të të infektuarve, të ditëve të fundit në këtë qytet. […]

Koronavirusi: Sot edhe 15 testime të reja në Prizren

Në Prizren edhe sot ka vijuar marrja e mostrave e të dyshuarve ndaj Covid-19. Drejtues të Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, kanë thënë se janë testuar 10 pacientë të repartit të dializës dhe 5 kontakte të të infektuarve, të ditëve të fundit në këtë qytet. Përveç personave nga Prizreni, janë testuar edhe 21 […]

Prizren: Vjedh një veturë, arrestohet i dyshimti

Ka shfrytëzuar rastin t’ia vjedh veturën një personi, derisa kishte hyrë në market në Prizren, por pas disa ore, hajduti ka rënë në duart e policisë bashkë me veturën. Në komunikatën e policisë në Prizren, thuhet se me datën 27 prill 2020, rreth orës 14:55 min., në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, është vjedhur automjeti […]

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një femre në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka sulmuar seksualisht një femër, raporton Gazeta e Prizrenit. “Prizren, 26.04.2020 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. […]

Lajm i mirë! 12 të shëruar nga koronavirusi në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune, sa i përket koronavirusit. Ky është statusi i tij: Në Prizren dje është sheruar nje (1) pacient kurse sot janë (12) te sheruar nga virusi COVID-19. Ndërsa janë konfirmuar edhe 5 raste të reja. Rastet pozitive janë […]