26-04-2024

Sot, tre të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe 28 raste të vdekjes me Covid-19.

Komuna e Prizrenit sot është në vendin e fundit për nga numri i viktimave në vend, vetëm një,  ndërsa dy të tjera janë nga Malisheva, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Komuna e Prizrenit ndërkaq sot është e dyta për nga numri i të infektuarëve në Kosovë, me 105 raste. Prishtina është e para me 140 të infektuar.

Në Kosovë sot kanë rezultuar pozitivë 920 raste, raporton Gazeta e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.