26-04-2024

Pse ka shumë paqartësi rreth fillimit të vitit shkollor në Prizren?

Shkruan: Haki Gajraku / Prizren

Po sikur të kishte filluar mësimi me 1 shtator ?!

Nxënësit ende nuk do ti kishin tekstet shkollore, madje nuk kemi as informacion se kur vijnë e shpërndahen nëpër shkolla tekstet mësimore, për vitin shkollor 2021-2022.

Shkollave të komunës sonë do t’ju mungonin nja 70 mësimdhënës, sepse nuk ka përfunduar procesi i rekrutimit dhe i përzgjedhjes të stafit të ri të mësimdhënësve për vitin shkollor 2021-2022, në bazë të një konkursi të shpallur në korrik, që sipas një llogarie të thjeshtë, nëse në sistemin arsimor të Prizrenit mungojnë 70 mësimdhënës, i bjen se nja tri katër shkolla të vogla s’do të kishin fare staf për t’ia filluar mësimit !

Mësimdhënësit e ciklit fillor, që në vitin shkollor 2020-2021, kanë punuar me klasë të pesta, pra me planprograme të vjetra edhe sot e kësaj dite nuk e kanë përfunduar trajnimin për zbatimin e kurrikulës së re, e dihet se këta mësimdhënës këtë vit shkollor punojnë me klasë të para e nuk kanë kryer trajnimin për zbatimin e kurrikulës ! ( Këtu duhet përfshirë edhe mësimdhënësit lëndorë që kanë filluar të punojnë për herë të parë gjatë vitit shkollor 2020-2021).

Edhe sot e kësaj dite, unë nuk e di me cilin skenar a protokol kanë pas me punuar shkollat me 1 shtator 2021, ose kanë me punuar me 13 shtator 2021 dhe

Paradoksi :

Po bëhen tri vite shkollore : 2019-2020; 2020-2021, 2021-2022, ende nuk është mbajtur asnjë takim me drejtorët e shkollave nga zyrtarët e DKA-së, nëse për asgjë tjetër biles me u njoftë drejtorët në mes veti, e ndoshta ju kishte mbushur mendja e kishin diskutuar e debatuar edhe për këto shqetësimet e theksuara më sipër, që nuk janë vetëm shqetësime, të cilat i shpërfaqa botërisht me dashamirësi dhe qëllimin ma të mirë !

Autori është drejtor shumëvjeçar i shkollave fillore në lagjet “Ortakoll” dhe “Arbanë”

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.