14-09-2025

Kryesore

Nga 301 rastet e reja me Covid, 11 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Kjo është gjendja e rrugëve në rajonin e Prizrenit dhe në vend sipas MI-së

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në të gjitha rrugët në përgjegjësi të saj ka pasur intervenime me krip dhe largim të borës. Sipas kësaj ministrie, për shkak të reshjeve të borës të kohë pas kohëshme në 24 orëshin e fundit dhe temperaturave nën zero (-4) u intervenua disa herë me kripë si dhe pastrim […]

Në Prizren dhe qytete tjera raporton sasi parash false të deponuara në banka

Nga gjashtë raste ku janë raportuar para false, të cilat janë deponuar në banka, dy sosh janë në Prizren. Sipas policisë, pos Prizrenit, raste të ngjashme janë raportuar në Prishtinë, Gjilan, Lipjan dhe Pejë, raporton Gazeta e Prizrenit. Paratë e falsifikuara janë kartëmonedha prej 500 euro, 100, dhe 50 euro. Raporti I plotë i policisë: […]

Policia thotë se s’ka informacione për 15 vjeçaren e zhdukur nga Prizreni

15 vjeçarja Gentiana Mustafa, nga Prizreni është shpallur e zhdukur nga familjarët. Babai i vajzës tha  se ajo është zhdukur nga data 22 janar dhe nuk kanë informacione për të. Ai thotë se rasti është lajmëruar edhe në polici. “Ajo është përgatitur për shkollë. Nga ora 7:30 ka dalë nga shtëpia dhe nuk kemi informacion […]

Një i vdekur me Covid në Prizren, ndërsa 3 të infektuar të rinj

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 288 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Aktakuzë ndaj 6 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 62 aktakuza ndaj 71 personave. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe është bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për shkak të dyshimit se të […]

Prizren: Policia konfirmon vdekjen e një gruaje 57 vjeçare

Në lagjen ” Ortakoll” të Prizren, sot pasdite është gjetur trupi i pa jetë të një gruaje. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se policia ka dal në vendngjarje, bashkë me ekipet mjekësore që kanë konstatuar vdekjen e një gruaje,  të lindur më 1964. Sipas policisë rasti vlerësohet si vdekje e […]

Rekordi me Covid në Prizren: Një i vdekur e 83 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e ish-isnpektorit të ndërtimit në Prizren, i dënuar për korrupsion

Gjykata e Apelit, e ka kthyer në rigjykim, rastin ku i dënuar për kepërdorim të detyrës zyrtare me 3500 euro gjobë, është ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit Nexhmedin Musliu. Gjykata Themelore në Prizren, me 29 qershor të vitit të kaluar, të akuzuarin Musliu, e kishte dënuar me 6 muaj burgim efektiv, mirëpo pas […]

Katër të lënduar në dy aksidente në Prizren

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidenteve në dy raste të ndara në Prizren. Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti i plotë nga policia: –Rr. Hysen Rexhepi, Prizren 24.01.2021-19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësor. I dyshuari mashkull kosovar derisa […]