26-04-2024

HARXHOHEN VAKSINAT, VETËM EDHE TË SHTUNËN DO TË VAKSINOHEN QYTETARËT

Nesër përfundon procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në Prizren, për shkak numrit të limituar të dozave të para të cilat i kanë pasur në dispozicion shërbimi i vaksinimit në këtë komunë, ka njoftuar drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.

Ai për këtë kërkon mirëkuptim nga qytetarët deri në sigurimin e kontigjentit të ri. Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, njofton se nesër përfundon procesi i vaksinimit të qytetarëve për shkak se nuk ka më doza të vaksinave. Ai ecurinë e këtij procesi të filluar të premtën e kaluar e vlerëson tejet të suksesshme si dhe interesimin e madh të qytetarëve mbi moshën 65 vjeç dhe kategorive të caktuara për t’u vaksinuar.

Ai gjithashtu njofton se me sigurimin e një kontigjenti më të madh të vaksinave, qytetarëve do të iu mundësohet që ato t’i marrin në ndonjë nga sallat sportive të komunës apo institucioneve arsimore.

Drejtori Elezkurtaj njofton se prej fillimit të këtij procesi, gjatë ditës janë vaksinuar mesatarisht 400 qytetarë. Ai për këtë kërkon mirëkuptim nga qytetarët deri në sigurimin e kontigjentit të ri të vaksinave. Ndryshe, vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç në Prizren ka filluar të premtën e kaluar ku ishin siguruar 1620 vaksina të llojit ” Astra zeneca”./tv prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.