26-04-2024

Prizren: Tre vjet burgim për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim prej tri vitesh për dy të akuzuarë për vjedhje të rëndë.

Ndaj të akuzuarit F.H. gjykata ka shqiptuar dënimin prej 1 viti dhe një gjobë prej 500 euro. Ndërsa të akuzuarin Xh.H. e ka dënuar me 2 vite dhe një gjobë prej 500 euro.

Sipas njoftimit të gjykatës ata janë fajtor sepse datë 30 gusht të vitit 2014, në fshatin Korishë të Prizrenit, të akuzuarit F.G., dhe Xh.H., në bashkëkryerje me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo personin tjetër, marrin pasurinë e luajtshme të të dëmtuarve.

Më tutje vendimin e gjykatës thuhet se ata shfrytëzojnë momentin e përshtatshëm – mos prezencën e të dëmtuarve në shtëpi, ashtu që të akuzuarit me forcë e thyejnë xhamin e shtëpisë, dhe pasi hynë brenda nga aty marrin stoli ari, një telefon dhe para të gatshme të gjitha në vlerë 9,500.oo euro, dhe në momentin kur në shtëpi arrin i dëmtuari i njëjti u kërcënohet të akuzuarve që të largohen nga shtëpia, dhe në atë moment të akuzuarit kërcejnë nga dritarja e shtëpisë ku i akuzuari F.G.., arrestohet kurse i akuzuari tjetër Xh.H., ishte larguar në vendi ngjarjes për tu arrestuar më vonë.

Asnjë koment

Comments are closed.