21-11-2025

Kryesore

Policia ndalon 19 persona në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit,  Policia ka ndaluar 31 persona për shkak se nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë së COVID-19. Policia ka njoftuar se më së shumti raste ka në Prizren, ku janë ndaluar 19 persona, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Nga data 4 maj, kur kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve […]

Koronavirusi: Edhe sot asnjë i infektuar nga rajoni i Prizrenit

Sot më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  janë testuar gjithsej 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar tetë (8) raste. Ndërkaq, Prizreni edhe sot  ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve të infektuara. Kështu për të tretën ditë […]

Arrestohen katër persona në Prizren

Policia e ka ndaluar 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ata nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas njoftimit, katër nga këta persona janë ndaluar në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit. Komunikata e plotë e policisë më rastet: MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË Prizren […]

Lajm i mirë: Prizreni për të dytën ditë pa asnjë të infektuar nga Covid-19

Prizreni ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus. Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve […]

Dekadat pa shtatoren e komandant “Drinit”- Çlirimtarit të Prizrenit

Shkruan: Qazim Morina Edhe një përvjetor po kalon pa ndryshime nga të mëparshmit, sa i përket ngritjes së shtatores për komandant “Drinin”. Përkundër disa paralajmërimeve për ngritjen e tij, monumenti mungon edhe në përvjetorin e 20-të të vrasjes misterioze. Oficeri i karrierës Ekrem Rexha,  komandant i UÇK-së, drejtues i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së, […]

Prizreni pranon si donacion 50 tabletë për ndjekjen e mësimit online nga kompania ”Ecolog”

Komuna e Prizrenit njoftoi se sot ka pranuar një donacion nga kompania Ecolog, e cila ka dhuruar 50 tabletë për ndjekjen e mësimit online nga nxënësit në nevojë. Kontributi i donatorëve në këtë kohë pandemie dhe sidomos i rasteve të tilla kur u ndihmohet për edukimin e fëmijëve tanë është mjaft i çmueshëm. Tabletët do […]

Në 20-vjetorin e vrasjes, kërkohet zbardhja e vrasjes së komandant Drinit

Sot mbushen 20-vjet nga vrasja e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini”,  autorët e të cilës nuk janë mësuar kurrë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Familjarët e tij, kanë deklaruar se do ta përkujtojnë me mall e me zemër, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që është momenti i fundit që të zgjohen nga gjumi, […]

Dorëzohet kallëzim penal ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Kompania Zona Park, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Kallëzimin penal kundër katër zyrtarëve komunal: shefit të prokurimit Isa Osmankaj dhe tre anëtarëve të Komisionit: Halil Likaj (kryetar i komisionit) Asim Kokaj dhe Laura Kelmendi (anëtarë) me dyshimet të bazuar se kanë kryer vepër penale duke e keqpërdor pozitën zyrtare. Në Kallëzimin penal Kopmania […]

Arrestohen pesë persona në Prizren

Pesë persona janë ndaluar të mërkurën në Prizren, për shkak të mosrespektimit të masave shëndetësore gjatë epidemisë. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës. Komunikata me rastet: • Prizren 06.05.2020 – 09:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim […]

Koronavirusi: Sot edhe dy raste të reja në Prizren, njëri në Zhur

Sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dy prej të cilëve në komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 860. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 324 mostra, prej […]