05-05-2024

“Hajdutët” ikin nga policia në Prizren, braktisin veturën në Suharekë

Gjatë një plani kundër vjedhjeve, policia në Prizren ka lokalizuar një veturë të tipit “golf” të dyshuar,  por nuk ka arritur t’i kap të dyshuarit, të cilët ia kanë mbathur me veturë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Rasti ka ndodhur parmbrëmë në rrugën “Shahide Kabashi” në Prizren, ndërsa thuhet se të dyshuarit kanë rrezikuar edhe policët.

“Raportohet se gjatë angazhimit operativ hetimor lidhur me disa raste vjedhje është lokalizuar vetura e dyshimtë golf IV e kaltër me targa të huaja me persona të dyshuar, por e njëjta duke rrezikuar zyrtaret policorë ka arrit që të ik gjer në fshatin Sopi, Suharekë ku edhe kanë braktis dhe kanë ik në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin kujdestar të policisë.

Vetura është konfiskuar. Nuk raportohet për të lënduar./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.