20-04-2024

Një i vdekur e një e lënduar nga aksidenti me paragllajdë në Prizren

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur dhe një ka mbetur e lënduar.
KHAIA bën të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin korishë të Prizrenit.

“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka vdekur në orët e mbrëmjes në QKUK.

“I lënduari mashkull ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK”, thekson njoftimi.

Në njoftim është ëbrë e ditur se do të hapen hetime lidhur me rastin, ndërkaq raporti përfundimtar do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bën të ditur KHAIA./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.