22-10-2025

Kryesore

Në Prizren lind numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia

Gjatë 24-orëshit të fundit në Prizren ka lindur numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia. Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa”, kanë lindur tetë foshnja, gjysma prej të cilëve djem, ndërsa gjysma vajza. Një ditë më parë ndërkaq kanë lindur vetëm dy foshnja, dhe atë një djalë dhe një vajzë. /GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Ish-inspektori i Komunës shpallet i pafajshëm për mos rrënim të objektit pa leje

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ish-inspektori Krasniqi, akuzohej se gjatë vitit 2014, nuk e ka ekzekutuar vendimin e Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, për rrënimin e kompleksit “Crazy Love”, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Prizren: Një muaj paraburgim për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një)muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E. V. nga fshati Reqan, Komuna e Prizrenit, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Në kumtesën […]

Sot në Grykën e Lumbardhit në Prizren përurohet shtegu “Panorama”

Sot në ora 11:00, do të bëhet përurimi i shtegut të ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit (4.5 km nga qendra e qytetit). Në njoftimin e Komunës, thuhet se ky shteg është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së […]

Këtë javë më pak fëmijë të lindur në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 50 lindje. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” janë katër lindje më pak, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Mbështetur në shënime del se numri më i madh i të porsalindurve  është i gjinisë mashkullore. Këtë javë gjithsej kanë ardhur në jetë 28 […]

Prizren: Bie numri i të arrestuarve dhe drogës së konfiskuar

Referuar raporteve zyrtare, si numri i të arrestuarve që kanë ndërlidhje me substancat narkotike si sasia e drogës së konfiskuar, ka shënuar rënie të lehtë këtë vit, pasi shifrat nuk kanë dallime të mëdha. Mbështetur në raportet e Policisë së Prizrenit, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, gjithsej 147 persona janë arrestuar si “përdorues” të […]

Prizren: Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, si vjet edhe sivjet

Komuna e Prizrenit sivjet sikur viteve të kaluara ka ndarë shumën e njëjtë për projektin e dekorimit të qytetit për festat e fundvitit. Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit, Lis Dorambari për portalin rtv21.tv ka thënë se Komuna e Prizrenit sivjet ka ndarë buxhet prej 30 mijë euro. Sipas Dorambarit ende nuk […]

Dy raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera në Prizren

Policia ka njoftuar për dy raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera në Prizren. Në fshatin Zojz, ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se duke punuar në ara të tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granat dore. Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar mjetin pa […]

Në Prizren shpërndahet mish me automjete për kufoma

Operatorët e bizneseve kanë filluar me aplikimet e tyre për eksportin e produkteve me origjinë shtazore për Evropë. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se janë në proces për t’i mundësuar të gjithë bizneseve për eksportin e produkteve shtazore për Evropë. “Ne si autoritet jemi […]

Dy ditët e fundit 13 lindje në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, në dy ditët shkuara janë regjistruar 13 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë dominojnë meshkujt. Numri i tyre është 8 krahasuar apo tre më shumë se vajzat. Gjashtë nga lindjet janë “cezariane” me operim./GazetaePrizrenit.net/