10-12-2024

Rrëshqitje e dheut në autostradë, tek Vërmica, ministria ka një një njoftim për qytetarët

Kushtet atmosferike kanë ndikuar që të ketë rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.Kjo ka shkaktuar dëme tek disa makina të cilat po kalonin rrugës, por nuk ka pasur lëndime në njerëz.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut.

Për pasojë, në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë (në hyrje të Vërmicës), janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me c’rast disa makina që ndodheshin në ate pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Asnjë koment

Comments are closed.