28-04-2024

Kryesore

Zgjedhet rektori i ri. Ismet Temaj do ta drejtojë Universitetin Publik të Prizrenit (e plotësuar)

Ismet Temaj, profesor i matematikës është zgjedhur sot rektor i Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, por ligjshmërinë e procesit e ka kontestuar Artan Nimani, anëtari i Këshillit Drejtues të këtij universiteti, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. Zgjedhja e tij është bërë në rrethin e dytë të votimit, në Këshillin Drejtues të Universitetit, ku Temaj mori 4 […]

Testi i madh për kryetarin Haskuka

Shkruan: Qazim Morina Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave është testi i parë i madh i qeverisjes së re në Prizren, të udhëhequr nga kryetari Mytaher Haskuka. Kjo jo vetëm për faktin se këtu do të testohet premtimi i tij elektoral, për siç ka thënë depolitizimin e arsimit dhe zgjedhjen e njerëzve profesionist e të dëshmuar, […]

Historiani Muhadri:  Statuti kryeqytet historik ia jep mundësinë Prizrenit që t’i rihap konsullatat

Njohja e Prizrenit si kryeqytet historik, në kuadër të Ligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës-Prishtinën, për profesorin e historisë dhe autorin e librit “Prizreni në rrjedhat historike shek. XI-XV” Bedri Muhadrin është një mundësi e mirë, që ky qytet t’i rihap konsullatat evropiane të cilat kanë vepruar në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Ai […]

Prizren:  Përse u rishpall konkursi për drejtor në Ortakoll?

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka sqaruar shpalljen dy herë radhazi të konkursit për drejtor në shkollën e Ortakollit, si dhe shpalljen për këtë pozitë  në “Lekë Dukagjini”, derisa drejtori aktual ka mandat deri më 2020.   Drejtori  Skënder Susuri, ka thënë se në këto raste bëhet fjalë për ndarjen e shkollave në dy nivele, […]

Bashkimi humb në Prishtinë, mbeten shpresat për titull në Prizren

Klubi  i Bashkimit humbi, para pak çastesh nga Sigal Prishtina me rezultat 88 me 77. Kjo ishte ndeshja e tretë finale të plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Rezultati aktual është në 2 me 1 për Bashkimin, që ka fituar dy ndeshjet e para (në Prishtinë dhe në Prizren). Ndeshja e katërt zhvillohet […]

Historianët: Prizreni duhet shpallur Kryeqytet i Shqiptarisë

Historianët  prizrenas,  derisa e kanë mirëpritur përcaktimin me ligj të  Prizrenit si “Kryeqytet historik i Kosovës ”,  vlerësojnë se ky hap duhet t’ia kujtojë  edhe Tiranës,  në mënyrë që Prizreni të shpallet kryeqendër e shqiptarisë, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”.   Prof. Dr. Parim Kosova, përgjegjës  i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare (LSHP), duke kujtuar rolin që […]

Prizren: Droga, shqetësojnë rastet, katër të akuzuar gjatë “Dokufest-it”

Përdorimi i substancave narkotike nga të miturit,  katër prej të cilëve janë arrestuar gjatë kohës sa mbahej festivali i filmit “Dokufest” në Prizren,  përbën shqetësim për institucionet e drejtësisë në këtë qytet.   Mbështetur në shënimet e Prokurorisë Themelore (PTH) të Prizrenit,  gjatë vitit 2017,  për veprat që kanë të bëjnë me narkotikë në punë […]

Prizreni përcaktohet si kryeqytet historik i Kosovës

Në shqyrtimin e dytë Projektligjit për Prishtinën, në Kuvendin e Kosovës u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës. Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet […]

Bashkimi afër titullit të kampionit, sërish mposhti Prishtinën 

Klubi i “Bashkimit” ka mundur sërish “Sigal Prishtinën”,  97 : 80.  Ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. Djelmoshat nga Prizreni kanë dominuar vazhdimisht duke fituar çdo periudhë, duke mbyllur takimin me 17 pikë epërsi. […]

“Bashkimi” para fitores ndaj “Sigal Prishtinës”

Klubi i “Bashkimit” është në prag të fitores ndaj “Sigal Prishtinës”, pasi ai po udhëheq me 16- 20 pikë, tash kur kanë mbetur edhe 4 minuta deri në fund. Ndeshja po zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Kjo është ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll. […]