25-04-2024

Një këmbësore nga Suhareka goditet nga një veturë

Një femër nga Suhareka është goditur nga një veturë derisa ishte duke kaluar rrugën.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18: 30, në këtë qytezë.

“I dyshuari (vozitësi) i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi”. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.