Prizren: Një i arrestuar për posedim të narkotikëve

Në Prizren është arrestuar një person pasi i janë gjetur narkotik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Shkronjat”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën  ishte ndaluar nga policia dhe  gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjete dhe sekuestruar një qese plastike me 0.65 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e PK-së.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net