Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndalohet puna në 48 orët e fundit
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 34 ndalime pune, janë lëshuar 2 leje pune, 22 vërejtje dhe 16 raste kanë rezultuar pa vërejtje.

Në Prishtinë janë realizuar 12 inspektime, janë shqiptuar 4 ndalime pune, 6 vërejtje, ndërsa 2 raste kanë kaluar pa vërejtje.
Nga 10 inspektime në Fushë-Kosovë, 6 kanë rezultuar me ndalim pune, 3 me vërejtje dhe 1 pa vërejtje.
Në komunën e Ferizajt janë realizuar 13 inspektime. Janë shqiptuar 8 ndalime pune, është lëshuar 1 leje pune, 3 vërejtje dhe 2 raste pa vërejtje.

Edhe në Gjilan raportohet të jenë kryer 12 inspektime. Nga to, 6 kanë rezultuar me ndalim pune, është lëshuar 1 leje pune, 2 me vërejtje dhe 4 pa vërejtje.
13 inspektime janë kryer edhe në Mitrovicë, ku raportohet të jenë shqiptuar 6 ndalime pune, 3 vërejtje dhe 4 raste pa vërejtje.

Komuna tjetër ku janë realizuar 12 inspektime është ajo e Lipjanit, ku theksohet se 4 kanë rezultuar me ndalim pune, 5 me vërejtje dhe 3 raste pa vërejtje.
Sipas të dhënave, numri më i madh i ndalimeve të punës është regjistruar në Ferizaj me 8 raste, ndërsa komunat me më së shumti inspektime janë Ferizaj dhe Mitrovica me nga 13 sosh.
Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij aksioni, Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se ka angazhuar mbi 90% të kapaciteteve të tij njerëzore, duke formuar 15 grupe inspektimi, të cilat do të zhvillojnë kontrolle intensive në terren në të gjitha rajonet e vendit.
“Aksioni do të zhvillohet në dy ndërrime të punës dhe do të zgjasë për një periudhë prej 15 ditësh”, pati thënë IQP-ja në nisje të këtij aksioni më 16 prill.
