28-04-2024

Kryesore

Prizren: Çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e rektorit të Universitetit Publik?  

Derisa për Këshillin Drejtues (KD) të Universitetit “Ukshin Hoti”, cështja e rektorit është e mbyllur, pasi në këtë pozitë është zgjedhur Ismet Temaj,  njoftohet se kandidati tjetër Ramë Vataj ka bërë ankesë, pas intervistimit në procesin zgjedhor të mbajtur të martën në Universitetin e Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”. Kryetari i KD-së, Berdi Muhadri ka […]

Iftar i madh në Prizren në sallën përplot flamuj turq

Mbrëmë është organizuar një iftari i përbashkët, në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës së Bejkozit (Turqi) dhe Shoqatës Kosovare  për Kulturë dhe ndihmë të Prizrenit në Stamboll.   Në sallën e mbushur përplot morën pjesë edhe zyrtarë të lartë lokal, përfshirë kryetarin Mytaher Haskuka dhe drejtorët e drejtorive. Po ashtu të pranishëm ishin edhe deputetë, afaristë, përfaqësues […]

Pavarësohet gjimnazi në Ramajë të Hasit

Paralelja e gjimnazit “Gjon Buzuku”  në fshatin Ramajë të Hasit, do të pavarësohet si shkollë amë. Vendimin për ndarje pritet t’ua komunikojë vetë ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, me 12 qershor, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”. Drejtori komunal për Arsim në Prizren, Skënder Susuri, konfirmoi se qëllimi i vizitës së ministrit në Ramajë është infrastruktura shkollore […]

43 hektarë të Prizrenit i regjistrohen “gabimisht” Suharekës

Një sipërfaqe prej 43 hektarësh, në kufirin kadastra midis Prizrenit e Suharekës rezulton të jetë e shënuar në të dyja komunat fqinje, të cilat po lëshojnë dokumente për të njëjtat parcela. Zyrtarët prizrenas që pretendojnë se toka i takon Prizrenit, konfirmuan se kanë kërkuar përmirësim nga Agjenica Kadastrale e Kosovës (AKK), shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”. […]

Bashkimi kampion i Kosovës në basketboll

Ekipi i Bashkimit u shpall kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë në historinë e klubit. Prizrenasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 77:61 në serinë e katërt finale të “Play-Offit”, në ndeshjen e zhvilluar në  “Sezai Surroi”. Qendra sportive ishte e mbushur përplot ardhurues të basketit, të cilët krijuan një atmosferë madhështore.  

Atmosferë madhështore në qendrën sportive në ndeshjen Bashkimi-Prishtina

Pothuajse çdo skutë është e mbushur në “Sezai Surroi” në Prizren. Shikuesit në këmbë po përcjellin takimin me brohoritje për te dy ekipet. Pjesa e parë është 39: 39, përkundër që prizrenasit deri vonë kanë avancuar. Në vazhdim pritet lojë interesante për fitoren e kërkuar nga secili ekip.

Atmosferë para ndeshjes  Bashkimi – Prishtina, apelohet për përkrahje korrekte

Tash kur ka mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e finales në basketboll, në mes të “Bashkimit” dhe Sigal Prishtinës,  në orën 21:00,  në  Prizren ka nisur atmosfera dhe ethet nga takimi për titullin historik të kampionit, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. Si zakonisht gjallërinë dhe frymën optimiste po e bëjnë simpatizantët […]

Rreth 2.770 maturantë prizrenas i nënshktrohen Testit të maturës shtetërore

Faza e parë e Testit të Maturës Shtetërore  do të mbahet më 30 maj, ku do t’i nënshtrohen 2.774 maturantë të komunës së Prizrenit, të të gjitha profileve. Zyrtarët  komunal arsimor  kanë ndërmarrë të gjitha masat  që ecuria e testit të jetë në nivel dhe rezultatet të jenë sa më të sakta.   Drejtori i […]

Konkursi për drejtorë: Avdyli thotë se vështirë të gjenden njerëz apolitik në Prizren

Kryetari i degës së LDK-së, Haxhi Avdyli, ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje për ndarjen eventuale të pozitave menaxheriale në shkolla, sipas preferencave të subjekteve në koalicion, derisa e ka konsideruar si të vështirë, gjetjen e njerëzve apolitik në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”. Ai ka thënë se ambicia për të qenë menaxher shkollash, është […]

Dita e Bashkimit

Klubi i basketbollit “Bashkimi” me optimizëm pret ndeshjen finale ndaj ekipit të Sigal Prishtinës, që zhvillohet sonte në orën 21:00 në Prizren. Klubi ka premtuar angazhim maksimal për fitore, në mënyrë që adhuruesit prizrenas ta kenë mundësinë për një kremte madhështore, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. ” T’a shkruajmë HISTORINË së bashku!  Me këtë fjali nisë […]