27-04-2024

Droga, tre të arrestuar në Suharekë

Tre persona janë arrestuar në Suharekë për shkak të posedimit të substancave narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Tre të dyshuar kosovarë janë arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin janë gjetur dhe janë sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 40.2 gramë, 32 qese me substancë narkotike të llojit kokainë, një telefon celular, dy çanta krahu dhe para kesh”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raport nuk njoftohet për identitetin e të arrestuarve.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48-orë. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.