Sot në Malishevë derbi rajonal në Superligën e Kosovës
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva pret Ballkanin në një duel të rëndësishëm për objektivat e të dy skuadrave.
Po ashtu, në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, e cila pritet të sjellë rivalitet dhe luftë për pikë deri në fund.

Ndërkohë, kampionët në fuqi, Drita, do të përballen me Drenicën, në një sfidë ku synohet forcimi i pozitës në krye të tabelës.
Të tri ndeshjet e ditës së sotme pritet të sjellin emocion dhe rivalitet të lartë në kampionatin elitar të futbollit kosovar.
Ndërkaq, Liria sot në ora 15:00 pret FC “Ramiz Sadikun” në Prizren. /Gazeta e Prizrenit /
