10-12-2024

Prizren: Monumenti i Skënderbeut vendoset më 6 maj

Monumenti i Gjergj Kastriotit do të vendoset në Prizren në ditëlindjen e tij, me 6 Maj 2020.

Shoqata “Trojet e Arbrit “, ka njoftuar se kjo shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgatitjes së monumentit nga ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin e mjeteve nga ana e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Lokacioni i vendosjes është tek rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve, në hyrje-daljen e rrugës Prizren-Gjakovë, tek ish-qendra tregtare “Ben-af”, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Që gjithçka të shkoj mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e mundur grumbullimin e mjeteve financiare. Po ashtu, falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky projekt kombëtar të përfundoj me plotë sukses. Të kontribuosh në mbrojtjen e identitetit shqiptar nëpër shekuj është madhështi, t’i largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh identitetin Kastriotas është një ligësi dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë”, ka njoftuar shoqata.
Ndryshe, sipas projektit të propozuar, parashihet që shtatorja e Skënderbeut të këtë lartësi prej 3.3 metrash, me gjerësi prej 1 metër.

Sipas marrëveshjes, financimin e projektit do ta bëjë  Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit”,  ndërsa Komuna do t’i kryej punët për rregullimin e hapësirës dhe të ndriçimit./ GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.