03-05-2024

Kryesore

Suharekasi kishte deponuar 15 mijë euro në një bankë, më pas nga llogaria i janë bërë pagesa për Yotube e TikTok

Një person ka bërë të ditur se vëllai i tij më datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë një shumë parash prej 15 mijë euro, por që të premten pasi kishte kërkuar qarkullimin për llogari kishte rezultuar se ishin bërë pagesa nëpër shtete të ndryshme të botës. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet […]

Në Prizren përfshihet nga zjarri depoja e një kompanie, digjen disa makineri

Një depo e një kompanie është përfshirë nga zjarri ditën e premte. Si pasojë e zjarrit janë djegur makineri, bidona me spec dhe lënda e parë për prodhim. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00. “Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri depoja e kompanisë me ç’rast janë djegur makineri , bidona me […]

“Të nisin sa më shpejt punimet për rrugën Prizren-Tetovë”, Kurti e rëndësishme për rajonin tonë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovës tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane. Shefi i ekzekutivit kosovar nga fshati Vicë i Tetovës promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit përmes rrugës së re. Sipas tij, […]

Një grua kap mjeken për fyti në Suharekë, arrestohet

Një grua është arrestuar në Suharekë, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar një mjeke në Qendrën Klinike Familjare. Rasti sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes, pasi kanë pranuar informatën për një problem me një pacient. Krejt rasti ka ndodhur pasi një grua e ka dërguar nënën e saj […]

Prizren: Hajnat vjedhin para, cigare e stoli në një lokal – dëmi gati 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një lokal në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar brenda hapësirës së brendshme dhe kanë vjedhur para, cigare e stoli. Sinjali mëson se pronarja e lokalit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se të dyshuarit kanë hyrë me forcë […]

Vazhdon operacioni “Goditja”, arrestohen 14 persona dhe konfiskohen 19 armë

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka vazhduar zbatimi i urdhrit operativ “Goditja”, ku gjatë dy netëve të fundit janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar 19 armë të ndryshme. Sipas Policisë, patrullimet policore janë bërë kryesisht në qendra urbane, në pjesë kh ka më shumë lokale e bare nate. “Gjatë dy ditëve (netëve) të […]

Tre të vrarë në më pak se një javë nëpër lokale në Kosovë, katër të dyshuar në arrati

Që nga 4 gushti 2023, janë shënuar tri raste të vrasjeve të cilat kanë ndodhur në lokale në Prishtinë, Klinë dhe Skenderaj. Vrasja e parë përgjatë këtyre ditëve ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë më 4 gusht, ku përveç vrasjes së një personi, shumë të tjerë mbetën të plagosur nga gërvishtjet e xhamave dhe gjësendeve të […]

Policia: Asnjë shtetas kosovar i kërkuar nga FBI nuk gjendet në Kosovë

Asnjë shtetas i Kosovës që është i kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur me shkurtesën FBI, nuk gjendet brenda territorit të vendit. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes një përgjigje elektronike për Tëvë1. “Personat e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar vendosen në sistemin e Interpolit. […]

Të shtëna para “syve” të policës në Prizren, gjatë një turneu të futbollit (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodh në Lubinjë e Poshtme  në Prizren , teksa dy ekipe po lunanin futboll të vogël. Në pamje të siguruara nga “Indeksonline”  dëgjohen të shtëna me armë  një armë zjarri. Në në pamjet e siguruana nga “Indeksonline” janë prezent edhe dy policë dhe një numër  i madh i qytetarëve  që […]

Kurti kritikon sistemin e drejtësisë: Vettingu është zgjidhja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Kryeministri Kurti tha se persona të ndryshëm me precedentë penal lëvizin lirshëm si pasojë e ngecjes së sistemit të drejtësisë. Ai para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri dhe vettingu është […]