03-05-2024

Kryesore

Policia nis zbatimin e planit “Goditja”

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike, ka hartuar dhe që nga sonte ka filluar së zbatuari një plan operativ i cili do të shtrihet në tërë vendin. Detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ ‘Goditja’, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, […]

Borrell e ka pranuar letrën e 56 parlamentarëve ku kërkohet ndryshimi i qasjes ndaj Serbisë, ka një përgjigje për ta

Një letër e nënshkruar nga 56 deputetë nga Europa dhe SHBA i është drejtuar Brukselit, Washingtonit dhe Londrës me kërkesën për të pasë një politikë balancuese ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në letër këto fuqi kritikohen për anim kah Beogradi. Bashkimi Europian për Gazetën Express ka konfirmuar se ka pranuar letrën, por thotë se nuk e […]

Prizren: Aktakuza kundër 6 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë është ndaluar një person. Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve […]

Ndryshime në qeveri

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci. Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet […]

Prizren: “S’po them që s’i kam ra…”, deklarohet e pafajshme e akuzuara për vrasjen në Opojë

E akuzuara Nazire Abdyli, nuk e ka pranuar fajësinë për akuzën se ka vrarë kunatën e saj, Saime Domazeti, në fshatin Kuk të Dragashit. Këtë deklarim, e pandehura Abdyli e ka bërë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, në shqyrtimin fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ervehe Gashi. “I kam ra, s’po thom […]

Kurti do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, promovon idenë për rrugën Tetovë-Prizren

Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve. Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta. Për këtë do të qëndrojë edhe në një vizitë […]

Presidentja Osmani në Prizren, vizitoi dy shoqata të grave

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë për vizitë dje në qytetin e Prizrenit. Ajo u takua me përfaqësues të dy shoqatave atje. Në Twitter, ajo theksoi se është takuar me gratë e shoqatës “Renesanca”, të cilat punojnë dhe veprojnë e mbështesin gratë e prekura nga kanceri i gjirit. “Përvojat e grave ishin thellësisht prekëse. Qëndrueshmëria dhe […]

Ligji i ri për skemat pensionale, kërkohet rezidencë mbi 6 muaj

Ligjin për skemat pensionale, i cili u miratua në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, përmban në vete disa ndryshime. Pa qëndruar më shumë se gjashtë muaj brenda një viti në Kosovë, qytetarët të cilët janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, nuk do të mund të përfitojnë pensionin kontribut-pagues. Por, ata […]

Kaq janë pritjet në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menagjim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen kufitare të Kosovës. Pritjet më të gjata janë për të hyrë janë në Merdarë, deri në 120 minuta, ndërsa për të dalë deri 200 minuta. Ndërsa, pritjet në pikëkalimet kufitare tjera janë normale.    

KEDS njofton se për shkak të erërave të forta disa dalje janë jashtë funksionit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në njoftimin e lëshuar thuhet se rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot […]