14-05-2025

Prizren

Prizren: Pamje nga një ditë tregu në vitin 1976

Prej kohësh, e mërkura, njihet si dita e tregut në Prizren. Kjo ditë ende karakterizohet me qarkullim më të madh të njerëzve dhe parasë,  sidomos gjatë verës, kur edhe organizohen dasmat e ceremonitë e gëzimit. “Gazeta e Prizrenit” përmes fotos së Ann Christine Eek,  ju sjell një kujtim nga kjo ditë, vjeshtë e vitit 1976.

Në Prizren përurohet  shtatorja e heroit, Agim A. Shala

Sot në Prizren, përballë objektit të Komunës së Prizrenit, afër Lumbardhit në një  ceremoni solemne, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe të shoqatave të dala nga lufta, u bë përurimi i shtatores së heroit, Agim A. Shala. /Gazeta e Prizrenit

Prizreni në atmosferë festive për festën kombëtare të 28 Nëntorit

Prizreni është në atmosferë solemne për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit. Qyteti është stolisur më flamuj kombëtarë dhe shtetërorë dhe të vendeve mike. Sot në orën 11:00, përballë objektit të Komunës së Prizrenit, afër Lumbardhit mbahet ceremonia solemne e përurimit të shtatores së heroit, Agim A. Shala. Në orën 19:00, në sheshin “Shatërvan”, […]

Arrestohet Xhevdet Selimi, i kërkuari për gjuajtjen në tregun e kafshëve në Prizren

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Xhevdet Selimin, personin e shpallur në kërkim për hudhjen e një granatë dorë më tregun e kafshëve në Prizren. Incidenti kishte ndodhur të martën që lamë pas. “Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë […]

Prizren: Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit, shkak energjia elektrike 

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it tek 40 Burimet do të ketë ndërprerje të furnzimit me ujë në disa pjesë të qytetit! Lagjjet të cilat afektohen nga kjo ndërprerje janë: Lagjja Dardania Lagjja Bazhdarhane FSK-ja Rr. “ Beteja e Pashtrikut” Rr. “Ismail Qemali” “Me […]

Prizren: Banorët nga rajoni i Hasit protestuan para “KEDS-it”

Banorë të disa fshatrave të rajonit të Hasit, sot në mesditë protestuan para zyrës së KEDS-it në Prizren, për shkak të ndërprerjeve të gjata e të shpeshta me energji elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas tyre, prej tri ditësh nuk ka energji elektrike dhe kjo gjendje përsëritet shpesh apo pas çdo  çrregullimi të vogël të […]

Banorët e Hasit sot pritet të protestojnë para KEDS në Prizren

Banorët e rajonit të Hasit për sot kanë paralajmëruar protestë para KEDS në Prizren, për shkak të siç thonë mosfurnizimit të rregullt me energji elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit. Njoftimi i plotë pa ndërhyrje: Ftohen të gjithë banorët e Hasit, të na bashkangjiten në protestë para zyres së KEDS në Prizren, nesër – me datë […]

Prizren: Gjykata vendosi ndaj të dyshuarve të përfshirë në plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi të mërkurën suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Para se të arratiseshin ata u gjuajtën me njësinë policore që intervenoi në vendin e ngjarjes, duke e lënë […]

Deklarohet prokurorja: Çfarë lidhje kanë të arrestuarit me 4 të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, për Portalin Dukagjini ka thënë se dy persona janë arrestuar nën dyshime se u kanë ndihmuar 4 të dyshuarve të tjerë për plaçkitjen në Suharekë. Sipas saj ata u kanë ndihmuar grabitësve ta përpilojnë planin. “Çka do që them më shumë i dëmtojë hetimet. Këta dyshohet se i’u kanë ndihmuar […]

Prizren: Foshnja që u gjet e vdekur dyshohet se u vra, Policia jep detaje për rastin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete, në afërsi të Parkut të Qytetit. Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se trupi i pajetë është gjetur në afërsi […]